Aksident në Prishtinë, lëndohet 70 vjeçari

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën ‘Bulevardi i Dëshmorëve’ ku i lënduar ka mbetur një person i moshës 70 vjeçare.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Të përfshirë në aksident kanë qenë një këmbësor dhe një automjet i udhëtarëve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një këmbësor i moshës 70 vjeçare. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.