Aksident në Prishtinë, lëndohet motoçiklisti pasi goditet nga vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete në lagjen “Bregi i Diellit” në Prishtinë.

Nga kjo ndeshje ka mbetur i lënduar drejtuesi i motoçikletës konfirmon zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës,

“Rreth orës 21:00 ka ndodhur një aksident në mes të një motoçiklete dhe një automjeti. Lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti”, ka thënë Flora Ahmeti.

Me këtë rast po merret njësiti i komunikacionit rrugor.