Fero e rrah me grushta e shqelma një qytetar në veturë

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur me emrin Fero ka bërë përsëri bujë.

Jo për ndonjë këngë, por për dhunën e ushtruar sot në Gjilan.

Fero në videon e siguruar nga gazeta Nacionale, shihet teksa godet dikë brenda në veturë, e cila tenton të largohet nga vendi.

Nuk dihet se pse ka ndodhur, por shihet qartë që ai ka ushtruar dhunë ndaj njërit prej pasagjerëve në veturë.