Aksident në Prishtinë, një grua goditet nga makina në “zebër” (foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në Prishtinë.

Një veturë ka goditur një kalimtare në vendkalimin për këmbësor në rrugën “UÇK”, në Prishtinë.

Ende nuk dihet asgjë për fatin e kalimtares. Informatat e para janë se kalimtarja nuk është në rrezik për jetë.

Një lexues i Fokusit na ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Fokusi do të përpiqet t’ju mbaj të informuar. /Fokusi.info/