Aksident në Prishtinë, vetura godet një këmbësore

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ku një veturë e ka goditur një këmbësore.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënse e Policisë në rajonin e Prishtinës.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njejta është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Tutje bëhet e ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.