Aksident në Prizren, vetura godet motoçiklisten

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në hyrje të qytetit të Prizrenit.

Dëshmitarë të rastit kanë thënë për Indeksonline se një vetura ka goditur një motoçikliste.

Për aksidentin janë njoftuar ekipet policore dhe ato mjekësore të cilat kanë dal në teren menjëherë.