Aksident në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mes dy automjeteve që ka ndodhur në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Stanovc.

Kështu tha, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti

Zahiti tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 12:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmenti rrugorë në fshatin Stanovc. Në aksident janë përfshirë dy automjete, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”.