Aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot gjatë orës 18:30 në rrugën Prishtinë – Gjilan, në të cilin pesë persona janë lënduar.

Në aksident janë përfshirë dy automjete.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

Ahmeti ka treguar se të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor, dhe me rastin po merren njësitet e trafikut.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Gjilan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime truporë kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka konfirmuar Ahmeti.