Aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Gjilan, në fshatin Llabjan.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Aksidentin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit.

“Një aksident ka ndodhur në fshatin Llabjan mes dy veturave. Policia dhe njësitet përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit. Ka dëme materiale, por ende nuk mund të flasë për të lënduar, sepse nuk e dimë, policia është atje ”, tha Hashani./Gazeta Sinjali/