Vritet ish-futbollisti afrikan – i njëjti ishte kërcënuar nga Oscar Pistorius (FOTO)

Mark Batchelor, ish-futbollisti i Afrikës së Jugut është qëlluar dhe vrarë jashtë shtëpisë së tij.

Ai është qëlluar nga dy burra me motoçikleta të hënën diku rreth orës 18:00.

Policia thotë se kanë hapur një hetim për vrasje, ndërsa i njëjti ishte kërcënuar nga Oscar Pistorius, kur Batchelor ishte i pranishëm në një nga gjykimet e tij, transmeton Klan Kosova.

Pistorius ishte dënuar pasi i njëjti kishte shtënë mbi të dashurën e tij Reeva Steencamp.