Aksident në rrugën Prishtinë- Podujevë, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, u shpreh Ahmeti.