Kosova merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së ushtrisë në ShBA

Kosova ka marrë pjesë për herë të parë në ceremoninë e ndërrimit të komandës të Shefit të Shtabit të ushtrisë amerikane.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se ndihet e nderuar për një zhvillim të tillë.

“E nderuar që bashkë me Komandantin e FSK-së Gjeneral Rrahman Rama, atasheun e mbrojtjes së #Kosovës në SHBA kolonel Ilir Qeriqi dhe atasheun e mbrojtjes së SHBA në Prishtinë Ryan Nichols, ishim mysafir në ceremoninë e ndërrimit të komamdës të Shefit të Shtabit të ushtrisë amerikane.
Është hera e parë që #Kosova ftohet në një ceremoni të tillë.
#Kosova #FSK”, ka shkruar ajo.