Zafir Berisha, emërohet zëvendësministër i MPB-së

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate pritet të emërohet zëvendësministër në MPB.

Berisha, i cili ka ushtruar edhe funksionin e deputetit pritet të emërohet si zv.ministër brenda këtyre ditëve.

Nga ana e tij, kryeministri Hoti ka emëruar gjithsej 22 zëvendësministra, që vijnë kryesisht nga Nisma, komunitetet dhe nga radhët e LDK-së.

Nuk dihet ende numri total i zëvendësministrave që mund të emërohen nga Qeveria Hoti, e cila ka 16 ministri, një më shumë se Qeveria e kaluar.

Kujtojmë se Qeveria e kaluar, ajo Kurti, pjesë e së cilës ishte LDK kishte 35 të tillë.

Gjatë kohës kur AAK, qeveriste me vendin e që tani është partneri i LDK-së, Qeveria kishte numër rekord të zëvendësministrave, më shumë se 80 prej tyre.