Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, tre persona të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes tri automjeteve në fshatin Trudë.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 20:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Trudë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë ai.