Aksident në rrugën UÇK (foto)

Policia e Kosovës raporton për një vetaksident në Gjakovë.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në rrugën “UÇK”, kur i dyshuari I komunitetit ashkali duke drejtuar motoçikletën humb kontrollin e drejtimit dhe rrëzohet në asfalt.

Si pasojë e kësaj lëndime trupore pëson i dyshuari si dhe bashkëshortja e tij e cila kishte qenë së bashku me të.

Pas tretmanit mjekësor i dyshuari është liruar, ndërsa bashkëshortja e tij është hospitalizuar në repartin ortopedik në spitalin e Gjakovës dhe është jashtë rrezikut për jetë.