Goditi grusht zyrtarin policor amerikan, pendohet keq i dyshuari – e pëson nga qeni i policisë (video)

Një video që po qarkullon në internet shfaq një burrë i cili pa pikë turpi godet me grusht në fytyrë policin në Nju Jork, i cili më pas detyrohet t’ia hapë derën e veturës qenit që e kishte brenda që i vërsulet të dyshuarit.

Randy Martinez, 23-vjeç, që jeton në Njuburg, ka deklaruar se po dilte nga shtëpia me një mik kur pa një burrë i identifikuar si Toni Man, 31-vjeç, që e kishte kërcënuar me thikë, raporton Fox News.

“E hapa dritaren për t’i thënë që nuk mund të qëndrojë në pronën time, por ai menjëherë nxori thikën”, ka deklaruar Randy i cili pranoi se ishte frikësuar dhe menjëherë i kishte telefonuar duke marrë parasysh se familjarët e tij ishin brenda shtëpisë.

Me të mbërritur policia në vendin e ngjarjes, ai kishte filluar të filmojë gjithçka. Në videon që u bë virale për pak minuta, shihet se si polici tenton të bisedojë me burrin që bënte lëvizje të çuditshme para se ta godiste policin Roman Skondroni.

Aty menjëherë polici hapi derën e pasme të veturës zyrtare, nga e cila doli qeni që menjëherë e kafshoi të dyshuarin në dorë. E videoja ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale. Derisa një pjesë mendon se i dyshuari e ka merituar, disa tjerë besojnë se reagimi i policisë ishte tepër brutal.

I dyshuari për të cilin besohet se ishte nën ndikim të drogës, pritet të ngritet padi për sulm fizik të shkallës së tretë, rezistencë gjatë arrestimit si dhe kërcënim me vdekje.