Aksident në Shkodër, përplaset për vdekje këmbësori

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Mësohet se një këmbësor është përplasur nga një automjet dhe për pasojë  ka humbur jetën.

Zef Uka, banues në Hajmel, ka ndërruar jetë menjëherë pas përplasjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Plezhë.