OVL UÇK vendos që t’i shpallë zgjedhjet brenda Organizatës

Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen dhe ka vendosur që të shpallen zgjedhjet brenda Organizatës, shkruan Fokusi.info.

“Degët e OVL UÇK-së i mbajnë Kuvendet në periudhën prej datës 10 mars 2024 deri më 30 nëntor 2024”, thuhet në njoftimin e OVL UÇK-së

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mbajtur më 23 shkurt 2024, u vendos që të shpallen zgjedhjet brenda Organizatës.

Degët e OVL UÇK-së i mbajnë Kuvendet në periudhën prej datës 10 mars 2024 deri më 30 nëntor 2024.

Prishtinë, 23 shkurt 2024
KD i OVL të UÇK-së