Përshkallëzimi i tensioneve rreth Izraelit, Biden në alarm, anulon axhendën e tij për t’u takuar me ekipin e sigurisë

Në orët e fundit klima e rritur në mënyrë të rrezikshme në Lindjen e Mesme është reflektuar në stafin e qeverisë amerikane pas kapjes së anijes izraelite nga Garda Revolucionare dhe ndërkohë që sytë e komunitetit ndërkombëtar janë përqendruar në një sulm të pritshëm, në shkallë të gjerë nga Teherani për Izraelin.

Siç është bërë e ditur nga mediat ndërkombëtare, duke cituar informacionet e fundit nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan po ndërpret udhëtimin e tij, këtë fundjavë, për t’u takuar me ekipin e tij të sigurisë.

Lini një Përgjigje