Aksident në Skenderaj, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të një kamionete dhe veture në rrugën ‘Azem Bejta’ në Skenderaj.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës e më pas janë liruar.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot në ora 11:25, në rrugën ‘Azem Bejta’ në Skenderaj, në aksident ishin të përfshira një kamionete dhe një veturë, ndërsa si pasoj e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës- më pas janë liruar”, ka thënë Ai.

“Nga hetimet e para në vendit të ngjarjes behet e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet te jetë veprimi I drejtuesit të kamionëtës i cili merr veprim për kthim gjysmë rrethor pa u siguruar se mund te rrezikoj pjesëmarrësit tjerë me ç ‘rast ka goditur veturën tjetër”, ka theksuar mes të tjerash Zaiti.