Çitaku viziton Thaçin,Veselin dhe Selimin në Hagë: I gjetëm me disponim të mirë

Nënkryetarja e partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku ka njoftuar se ishte për vizitë në Hagë ku ka takuar disa nga krerët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo ka thënë se kanë takuar ish presidentin Hashim Thaçi, ish kryetarin e Kuvendin Kadri Veselin dhe ish deputetin e Kuvendit, Rexhep Selimi.

Këtu ajo nuk ka përmendur nëse është takuar edhe me Jakup Krasniqin.

Përveç saj në vizitë kanë qenë edhe dy ish këshilltarët e Thaçi, Bekim Çollaku e Artan Behrami.

Çitaku ka shkruar se të gjithë ata ishin në disponimi të mirë dhe besojnë fortë në drejtësi.