Aksident në Slivovë, tre persona dërgohen në spital

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Slivovë të Prishtinës.

Ata kishin në një veturë e cila u aksidentuar pas humbjes së kontrollit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30, në fshatin Slivovë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona janë lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti trafikut”.