Aksident në Tapizë të Fushë-Krujës, ndërron jetë 43-vjeçari

Një ngjarje tragjike është regjistruar në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz. Nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e kësaj të premte, ka humbur jetën një person. I ndjeri mësohet se është Emri Cani, i cili ka qenë duke udhëtuar i vetëm në makinën e tij tip Benz kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një kolonë betoni në vendin e quajtur ‘Ura e Tapizës’.

Njoftimi i policise:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.10.2021, rreth orës 05:17, në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë, një mjet me drejtues shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.