Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete

Një aksident, ku janë përfshirë tre automjete ka ndodhur në Tepelenë në afërsi të fshatit Kras.

Fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz por vetëm materiale.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” një “Volkswagen” si dhe një furgon mallrash.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të lehtësuar trafikun dhe për të zbardhur rrethanat e plota në ngjarjes.

dita