Aksident në Tiranë, humb jetën 35-vjeçari

Një person ka humbur jetën në një aksident të shënuar në Tiranë.

Policia tha se aksidenti u shënua në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës.

Shtetasi F. H., 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën.