Aksident në Vlorë, makina përplas 10-vjeçarin

0
268

Një 35-vjeçar, shtetasi me iniciale T.T., banues në Vlorë, duke drejtuar automjetin e tij tip “Audi” ka përplasur një djalë të mitur, shtetasin E.S., 10 vjeç.

Mësohet se aksidenti automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor të Lungomares.

Raportohet se i mituri është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Vlorës.

Policia ka shoqëruar menjëherë drejtuesin e mjetit dhe po kryhen hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.