Aksident në Vranidoll, lëndohen katër persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë më saktësisht në fshatin Vranidoll.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona, raporton “Zeri.info”.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për “Zërin”.

Ahmeti thotë që një veturë derisa ishte në lëvizje për shkaqe të panjohura e ka humbur kontrollin dhe është vetëaksidentuar.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një vetaksident në rrugën Prishtinë -Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se një veturë deri sa ishte në lëvizje për shkaqe akoma të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është vetëaksidentuar. Në këtë aksident janë lënduar katër persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.