Presidenti i Kroacisë e kritikon ashpër Borrellin: Ai është histerik dhe kërcënues

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, deklaroi të martën se Bashkimi Evropian “po e trajton në mënyrë të papranueshme Kroacinë”, duke përmendur si shembull “letrën skandaloze dhe pafytyrësinë” e kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme, Gordan Grliç Radman.

Presidenti kroat Zoran Milanovic deklaroi të martën se BE po sillet në mënyrë të papranueshme ndaj vendit të tij, duke përmendur si shembull “letrën e skandaloze dhe të pafytyrë të kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell”drejtuar ministrit kroat të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Grlic Radman.

Ai nuk zbuloi përmbajtjen e letrës, por theksoi se ajo i referohet kërkesës së Kroacisë për të marrë pjesë në misionin Altea në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Milanoviq tha se nuk donte të fliste për këtë më herët në mënyrë që të mos rrezikonte hyrjen e Kroacisë në Shengen, e cila “i jep fund historisë kroate” sepse “të gjithë hajdutët do të mund të hyjnë në Kroaci të pambikëqyrur, pa kontroll kufitar”.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i dërgoi një përgjigje “skandaloze, të vrazhdë, gënjeshtare, manipuluese, të pasaktë” ministrit kroat, prentendoi Milanoviq.

Ai potencoi se Borrell, i cili sipas tij, është “histerik” dhe “kërcënues”, në letrën e tij “shpik” rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe vendimet e Këshillit Evropian që Kroacia të mos marrë pjesë në misionin Althea.

Më shumë se një mijë ushtarë nga 20 vende marrin pjesë në misionin Altea, por jo nga Kroacia, pjesëmarrja e së cilës kundërshtohet nga politikanët boshnjakë dhe disa vende evropiane.

Presidenti kroat i kërkoi Grliq Radmanit që të publikonte përgjigjen e Borelit për letrën, duke theksuar se nuk ishte sekret dhe duke njoftuar se në të kundërtën do ta bënte vetë.