Fillojnë premtimet “e mëdha”: Kurti u premton çifteve blerje banese me këste

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Albin Kurti, si asnjëherë më parë po u përgjigjet hapur pyetjeve të qytetarëve të Kosovës. E vetmja e metë: Po i lë anonimë, pa treguar për identitetin e tyre.

Kurti shprehet i shqetësuar edhe për rënien e natalitetit në vendin tonë. Ai beson që një gjë e tillë mund të jetë pasojë e banimit të përbashkët të çifteve me prindërit e tyre.

Kryetari i Vetëvendosjes ka premtuar që në rastin e ardhjes së tij në pushtet, do t’u mundësohet çifteve blerja me këste e banesës brenda 10- vjetësh.

Madje, gjithë këtë, Kurti mendon ta bëjë për një pagesë mujore prej vetëm 150- eurosh në muaj dhe e cila do të mbërrinte vlerën e 18 mijë eurove.

Por, Kurti nuk ka specifikuar se sa metra katrorë do t’ ishte një banesë e tillë standarde për çiftet dhe se në cilin vendbanim do të vendosej.