Aksident në Zhabar të Mitrovicës, një person i lënduar

Para pak minutash është shkaktuar një aksident në fshatin Zhabar të Mitrovicës, ku është lënduar një person.

Dëshmitarët thonë për “jepi zë” se i lënduari është nga Shkupi, dhe atij i është dhënë ndihma e parë.

Nuk dihen akoma shkaqet e aksidentit, mirëpo dihet se gjithë ditën e sotme ka pasur mjegullë të madhe në Mitrovicë.