Aksident te Grandi në orët e para të mëngjesit (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, tek udhëkryqi që gjendet pranë Hotel Grandit, shkruan Reporteri.net.

Siç shihet në fotot e mëposhtme në aksidentin që ndodhi rreth orës 03:30 të mëngjesit janë të përfshira dy vetura, ndërkohë që janë shkaktuar disa dëme materiale.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.