Haradinaj: Korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka deklaruar se korrupsioni nuk luftohet nga të komprometuarit që nuk kanë as vullnet e as guxim por luftohet nga ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se do ta fitojnë luftën kundër korrupsionit.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Do ta fitojmë luftën kundër korrupsionit. Do ta fitojmë së bashku 100%.

Korrupsionin e luftojnë ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë. Ata që e kthyen besimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Të komprometuarit nuk kanë as vullnet e as guxim.

Duhet të kemi sinqeritet në luftën kundër korrupsionit.

100% Kosova është Prokurorë e Gjyqtarë të guximshëm me rrogë e kushte të dinjitetshme.

Korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit që i kanë mbajtur prokurorët e gjyqtarët për vite të tëra të shtypur e pa dinjitet. As ata që gjuajnë gurë mbi Prokurorinë e Gjykatat. As ata që frikësohen për veten.”