Aksident te mbikalimi i Shkozetit, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Universitetit në Durrës. 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur te mbikalimi i Shkozetit, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve janë lënduar dy persona.

Të plagosurit janë dëguar në spitalin e Durrësit, për të marrë ndihmën mjeksore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.