Pas mesazhit nga VV: Isa Mustafa thërret mbledhjen e Kryesisë

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga zgjedhjet e përgjithshme në vend, ende nuk është arritur të krijohet qeveria e re.

Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje doli si parti e parë, një koalicion i mundshëm me Lidhjen Demokratiket të Kosovës nuk po arrihet ende.

Lidhur me gjithë këto zhvillime, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thirrur mbledhje për ditën e nesërme.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Mustafa ka thirrur Kryesinë e partisë për të zhvilluar mbledhje nesër me fillim nga ora 10:00

Ndryshe VV zhvilloi sot një takim me grupin e ri parlamentar, teksa nuk u dha ndonjë detaj se çfarë saktësisht u diskutua.

Derisa përmes një video-mesazhi, kreu i VV-së, Albin Kurti ka treguar pse kanë ngecur deri tani bisedimet me LDK-në, duke iu drejtuar me ofertën e fundit për koalicion.

Mbete të shihet nëse koalicioni do të lidhet deri nesër në ora 15:00 kur edhe do të mbahet seanca e legjislaturës së shtatë të Kuvendit ë Kosovës.