Vëllai i Ahmet Krasniqit: Familja jonë s’shkoi në PDK, aderoi veç një person

Vëllai i Ahmet Krasniqi, Behxheti ka thënë se në PDK ka kaluar vetëm një anëtar i tyre, e jo e gjithë familja Krasniqi.

Madje, ai ka thënë se në Partinë e Kadri Veselit s’ka shkuar as Familja e Aziz Zhilivodës.

Ky reagim i tij erdhi pasi PDK njoftoi se Familja e Ahmet Krasniqi i është bashkuar vizionit të Kadri Veselit, i cili garon për kryeministër.

Reagimi i plotë i Behxhet Krasniqit:

Sqarim:

Me rastin e aderimit te Aziz Faik Krasniqi-Zhilivoda ne PDK.

Njoftojm opinjonin se Azizi ne kete parti ka aderue fikalli vetem dhe se ne ket aderim nuk i eshte bashkangjit asnje pjestar tjeter i familes se Aziz Zhilivodes dhe Ahmet Krasniqit.

Portalet dhe disa mjete te informimit,per ket rast kan plasue genjeshtra dhe gjysem te verteta,vetem sa per klikime dhe shikushmeri…!

Ne po jetojm ne nje kohe krizash, ekonomike dhe morale.

Prandaj nuk perjashtohen edhe raste te tilla,qe nganjeher jan befasuese dhe te pa pritura per opinjonin ne Kosove.

Me ket rast,po dihet qe PDKs po i duhen bllofe te tilla,ne kohe fushatash zgjedhore,me u mundue me i joshe njerzit me lloj premtimesh me te vetmin qellim,sa me e mashtrue elektoratin e tyre,gjeja se jan te mire dhe te preferuar edhe nga familet e medha…!

Atizi,tashme eshte i moshes madhore,andaj ne nuk pretendojm me i ba presion,as me ja ndalue aderimin ne akcilin formacion politik.

Ai e din vet,pse dhe si ka perfundue ne PDK.

Urojm ta ket shendetin,dhe te jet i vetedishem per secilin hap qe e qet tash e tutje,si i veshur me petkun politik.

Ps;kete shkrim sqarues e bera pasi u konsulltova me rrethin e gjer familjar…