Gjendet e vdekur një grua në Gjakovë

Është gjetur pa shenja jete një grua në Gjakovë.

Sipas raportit policor, thuhet se një burrë ka njoftuar se e ka gjetur një grua të vdekur.

Tutje me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Gjakovë 18.01.2024-10:50. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktimën femër kosovare e kishte gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.