Aksident te rruga “B” në Prishtinë, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugn “B”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti.

“Rreth ores 16:30 në rrugën ,,B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasoj e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale në automjete. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiiti i komunikacionit rrugor”.