Gjuajtje me armë në Gjakovë, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së martës në Gjakovë.

Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur në orën 19:30 në rrugën “Bardhyl Qaushi”.

Ende nuk dihen motivet, ndërkaq Policia thotë se pas të shtënave personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Në orën 19:30 në rrugën ‘Bardhyl Qaushi’- Gjakovë kanë ndodhë të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Patrullat e St. Policor kanë shkuar në vendngjarje si dhe është njoftuar Autoambulanca. Pas të shtënave personat e dyshuar janë larguar nga vendi ngjarjes”, thuhet në njoftim.