Aksident trafiku në Ferizaj, veturat përfundojnë jashtë rrugës (Foto)

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur mesditën e sotme në Ferizaj, saktësisht në rrugën e Gerlicës, raporton Indeksonline.

Veturat me targa lokale kanë përfunduar jashtë rrugës dhe dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Dëshmitarët kanë dërguar foto në Indeksonline ku sipas tyre ka edhe persona të lënduar.