Ambasada amerikane njofton qytetarët e saj: Shmangni çdo tubim të madh në qytet!

Ditën e shtunë, më 11 dhjetor do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Lidhur me këtë aktivitet, Ambasada Amerikane, duke e cilësuar një tubim politik, ka njoftuar qytetarët e saj që të bëjnë kujdes pasi organizime të tilla mund të përshkallëzojnë.

Qytetarëve amerikanë u kërkohet që të distancohen dhe të shmangin çdo tubim që mund të zhvillohet në qytet.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA:

Vendndodhja: Tiranë: Stadiumi Air Albania. Data/Ora: E shtunë, 11 dhjetor 2021, ora 10:00

Një tubim politik është paralajmëruar të zhvillohet në orën 10:00 të datës 11 dhjetor në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë. Ky tubim mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë. Madhësia dhe kohëzgjatja e saktë e mbledhjes së pritshme nuk dihen. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.

Veprimet për të ndërmarrë: Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim; Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj’ Monitoroni mediat lokale për përditësime”, thuhet në njoftimin e ambasadës.