Aksident trafiku në Fushë Kosovë, dy persona dërgohen në QKUK

Sot rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Pomozotin të Fushë Kosovës.

Si pasojë e këtij aksidenti mes dy veturave, janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00 është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin “Pomozotin” të komunës së Fushë Kosovës.

Informatat e para flasin se aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave dhe për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia e trafikut rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme me qëllim ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”.