Rama: Arsyet që përmend Macron për azilantët janë bishta për politikë të brendshme në Francë

Në emisionin Opinion kryeministri Rama tha se ka patur një shumicë vendesh të BE-së që kanë kërkuar hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Nuk ka patur një shumicë vendesh kundër Shqipërisë, ka patur vetëm dy vende kundër Shqipërisë: Holanda dhe Danimarka. Asnjë tjetër. Ka patur një shumicë dërmues vendesh vetëm pro pa kushte, Gjermania ishte PRO, por me disa kushte.

Madje tentoi të krijonte një urë mes atyre vendeve që ishin PO pa kushte dhe atyre që ishin kundër. Franca ka një pozicion pa asnjë lidhje me Maqedoninë e Veriut apo Shqipërinë, por ka lidhje me një qasje komplet tjetër për mënyrën se si duhet të vazhdojë procesi zgjerimit. Franca ka bllokuar edhe hapjen e kapitujve për Serbinë dhe Malin e Zi”, tha Rama.

Rama tha se arsyet që përmend presidenti i Francës, për azilantët janë bishta për politikë të brendshme në Francë.

“Së pari edhe presidenti i Francës bën politikë të brendshme, at bishtat për aizl a ku di unë janë për politikë në Francë”, tha ai.