Aksident trafiku në Gllamnik, lëndohen disa persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar disa persona, si dhe pati dëme të konsiderueshme material në dy veturat e përfshirë në këtë aksident.

Në vendin e ngjarjes veçse kanë arritur edhe ekipet emergjente, ndërsa zyrtarët e trafikut nga Policia e Kosovës tashmë po merren me rastin./Fokusi.info/