Policia e Kosovës dënon mërgimtarin që ktheu veturën në zebra

Është dënuar nga Policia e Kosovës mërgimtari që ktheu veturën në zebra, në njërën nga rrugët kryesore në Prishtinë.

Këtë e bëri të ditur faqja e Policisë së Kosovës, përmes një postimi në Facebook, derisa gjoba e shqiptuar ishte në vlerë prej 60 eurosh.

Në këtë postim Policia bëri thirrje për shoferët që të respektojnë shenjat dhe rregullat në trafik, dhe mos të rrezikohen pjesëmarrësit e tjerë.

‘’ Ndëshkohet shoferi që bënë kthim të ndaluar (në vendkalim për këmbësorë) !

Respektoni rregullat dhe shenjat në trafik duke mos rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik’’, thuhet në postimin e Policisë.