“Aktivizohet” Gjykata Speciale, priten arrestime të reja

Së shpejti, Gjykata Speciale pritet të bëjë arrestime të reja.

Burime të Indeksonline pranë Gjykatës kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për arrestimin e një tjetër ish-eprori të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I njëjti burim ka pohuar se Gjykata tashmë ka bërë gati aktakuzën për të dyshuarin në fjalë.

I dyshuari pritet t’i përgjigjet kësaj aktakuze duke u dorëzuar vet në Dhomat e Specializuara në Hagë të Holandës.

Gjykata Speciale nuk e pohoi e as mohoi një gjë të tillë.

“Faleminderit për interesimin por nuk mund të komentojmë për këtë” tha për Indeksonline zëdhënësi i Gjykatës, Christopher Bennett.

Kujtojmë se në Hagë janë duke u gjykuar liderët e UÇK-së, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.