Aksident trafiku në Novobërdë, lëndohen 14 persona

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prekoc të Novobërdës.

Sipas policisë, një autobus dhe një mjet transportues janë përfshirë në aksidente, ku për pasojë lëndime kanë marrë 14 persona.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt.

“Prekoc, Novobërdë / 02.04.2024 – 13:15. Një autobus dhe një automjet transportues janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e aksidentit 14 persona kanë pësuar lëndime trupore. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lini një Përgjigje