Sulmohet fizikisht inspektori i Ujësjellësit “Prishtina”

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kanë bërë të ditur se sot rreth orës 12:30 ishte sulmuar inspektori i tyre, F.J.

Sipas njoftimit për media ai ishte sulmuar në Konjuh të Lipjanit teksa ishte duke kryer detyrën e tij të punës në identifikimin e kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.

“Duke i zënë në flagrancë keqpërdoruesit e ujit, punëtorët tanë sulmohen fizikisht nga persona të papërgjegjshëm. Personi që e sulmoi inspektorin e kompanisë u zu në flagrancë në kyçje ilegale”.

“Rastin e kanë marrë përsipër organet kompetente, Policia e Republikës së Kosovës derisa, punëtori ynë i zellshëm ka marrë lëndime dhe është dërguar në emergjencë. Rastet e tilla të marrin dënimin e merituar”, thuhet në njoftim.