Aksident trafiku në Pejë, ka të lënduar rëndë (FOTO)

0
213

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ozdrim të Pejës, ku disa persona kanë mbetur të lënduar rëndë

Rastin për Gazetën Expres se ka konfirmuar zëdhënësi I policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Mund të ju konfirmoj se në fshatin Ozdrim ka ndodhur një aksident trafiku. Sipas informacioneve të para, ka të lënduar rëndë, por do të ju njoftojmë ndërkohë”, ka thënë Ibra.

Express do të ju mbajë të informuar…