Aksident trafiku në Pejë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pas orës 18:00 në qytetin e Pejës.

Sipas imazheve që posedon Ideksonline, dy vetura janë përfshirë në këtë aksident, derisa shihen të dëmtuara, por dyshohet se ka edhe të lënduar.

Ndryshe, policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me shkaqet e këtij aksidenti, duke hetuar rastin.