Aksident trafiku në Peran, dy persona mbesin të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së sotme në fshatin Peran të Podujevës.

Indeksonline mëson se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, një Golf 2 dhe një Mercedes.

Ndërsa si pasojë, dy persona kanë përfunduar të lënduar.

Ndryshe, numri i aksidente të trafikut në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.

Si pasojë e pakujdesisë gjatë ngasjes, janë shënuar edhe viktima, veçmas gjatë sezonit të verës.